Një e moshuar rreth 70 vjeç, me inicialet Z.Q., është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të shtune (21 mars) në banesën ku jetonte, në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, e ndjera jetonte e vetme në banesën e një mikeshe, e cila e ndihmonte vazhdimisht si me ushqime, sikurse edhe me medikamente.
Burime bëjnë me dije se 70-vjeçarja vuante nga disa sëmundje (patologji), ndërsa vdekja e saj është përcaktuar si natyrale.
Edhe pse nuk kishte familjarë, e moshuara mbështetej shpesh nga mikja e saj dhe djali i kësaj të fundit, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të vazhdueshme.
Policia ka nisur hetimet e menjëhershme dhe mbetet në pritje të raportit të ekspertizës mjeko-ligjore.
