Joyce Jackman festoi ditëlindjen e saj të 102-të më 9 maj. “Seksi i mirë dhe vera e mirë”, janë ato që britanikja i identifikon si çelësat e jetëgjatësisë. Ajo it ha stafit në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton në Essex se kombinimi i seksit dhe verës e ka ndihmuar të jetojë për më shumë se një shekull.
“Kam pasur një ditë mjaft të bukur”, tha ajo për West News Service.
“Nuk mund ta besoj se jam 102 vjeç”, tha e emocionuar.
View this post on Instagram
Kur ishte më e re, Joyce Jackman punonte në një pastiçeri përpara se të regjistrohej në Forcat Ajrore Mbretërore (RAF) si kuzhiniere gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u martua me të dashurin e saj Terence Jackmhan në vitin 1945, vitin kur mbaroi lufta. Ata jetuan së bashku derisa i shoqi ndërroi jetë./Albeu.com/