E mitura nga Saranda denoncon nënën: Më detyroi të kryeja marrëdhënie s*ksuale me disa persona për para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë. Një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç ka denoncuar mamanë e saj se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas për të përfituar para.

E.M, 37 vjeç është vënë nën hetim nga Policia e Sarandës, pas denoncimit të të miturës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para./albeu.com 


Shtuar 15.11.2023 13:30