E mbyti me duart e veta dhe më pas trilloi grabitjen, Babis dëshmon sot para gjykatës (FOTO & VIDEO)

Diëtn e sotme piloti 32-vjeçar është dërguar në gjykatë ku pritet të rrëfejë të vërtetat e natës së krimit, ku me duart e veta mbyti bashkëshorten, vrau qenin dhe më pas trilloi historinë e grabitësve.

Me një jelek anti-plumb 32 vjeçari është dërguar nga policia me duart të prangosura përpara gjykatës në orën 10:00 (me orën greke) për të dëshmuar.

Në momentet e fundit, vetëm pak orë përpara se piloti të paraqitej përpara drejtësisë njeri prej avokatëve hoqi dorë nga çështja, duke e lënë kështu “në baltë” Charalambon.

Avokati Vasilis Spiru, tha se dëshiron të dorëhiqet nga kjo çështje për arsye personale.

Çfarë do të pretendojë piloti?
Sipas burimeve por edhe dëshmive të deritanishme të tij, 32-vjeçari do të pretendojë se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër dhe teksa kishte përplasje me bashkëshorten e tij.
Ai do të shprehi se e mbyti Carolinen jo me paramendim por sepse për momentin “u turbullua” dhe nuk mundi të kontrollonte veprimet e tij

“Lumë” njerëzisht përballë dyerve të gjykatës

“Po na vrasin, asnjë më pak”, me parulla nëpër duar qytetarët kërkojnë drejtësi absolute ndaj vrasësit të Carolines që deri dje i qëndronin pranë dhimbjes së tij.
Kërkojnë që shpirti i vajzës së re të prehet në paqe.
“Të kalbesh në burg”, bërtasin ata me një zë.


Shtuar 22.06.2021 09:54