E konfirmuar: Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson në një konferencë për shtyp në Stokholm ka konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke përmbysur një histori të gjatë të neutralitetit ushtarak. Kryeministrja shtoi se është e bindur se për këtë ka mbështetje nga populli suedez.

Kujtojmë se javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar nënshkroi pakte sigurie si me Suedinë ashtu edhe me Finlandën, duke rënë dakord t’u vijë në ndihmë nëse secili komb do të sulmohej.

Një datë për aplikimin zyrtar ende nuk është vendosur sepse Suedia do të dërgojë aplikimin e saj së bashku me Finlandën.

Kryeministrja shtoi se ende nuk sheh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Suedisë.

Në konferencën për shtyp foli dhe kreu i partisë opozitare Moderata. Ai gjithashtu mbështet vendimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO. “Ky është një vendim historik”, tha ai./albeu.com