Jo vetëm aspekti që lidhet me aktivitetin politik, por edhe jeta personale dhe detajet nga jeta e ish-diktatorit Enver Hoxha, përbëjnë mjaf tinteres për publikun shqiptar që mësoi dhe vazhdon të mësojë të vërtëtën vetëm pas vdekjes së tij.
Enver Hoxha ishte baba i tre fëmijëve, Iliri, Pranvera dhe Sokoli, ku ky i fundit ishte edhe i preferuari i diktatorit.
Ai ka treguar se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.
“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”- thotë ai .
Ai zbulon dhe amanatin e Enverit. Tha se kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën.
” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”- thotë ai dhe shton se kjo gjë kishte krijuar shqetësim te familja.
Sokoli tregon amanetin që i la Enveri 9 ditë para se të vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”- thot ai.
I pyetur se “Ç’do të thoshte me ruajuni”?, ai përgjigjet:
Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.