E FUNDIT/ Zoran Zaev jep dorëheqjen pas zgjedhjeve në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

dorwheqja e tij besohet se ka ardhur si pasojë e rezultatit jo të mirë të Partisë së tij, Lidhjes Socialiste Demokrate, në zgjedhjet e ditës së sotme.

Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i vlerësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

Në konferencën për media nga Shkupi, Zaev uroi kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet lokale. Partia e Zaev shënoi humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 22:34