Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vlorë jashtë një lavazhi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi 43-vjeçari ka qëlluar në ajër.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kreh zonën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.