Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrënjë operacion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.
Me urdhër të SPAK është kërkuar sekuestrimi i llogarive bankare, pasurive të paluajtshme si truall dhe makina, të cilat dyshohet se vijnë aktivitete të paligjshme të biznesmenit të lojërave të fatit.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është zhdukur pa lënë gjurmë që prej gushtit të vitit të kaluar dhe akoma policia nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë ka ndodhur me të.
Historia e Ervis Martinaj:
Konfliktet e Martinajt me policinë dhe bandat e tjera janë të hershme.
Gjithçka nisi në vitin 2013 ku Martinaj kërcënon me jetë, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.
Martinaj asokohe u dënua me burg dhe u gjobit disa herë për organizimin e palejuar të lotarive në kryeqytet.
Në vitin 2015, Martijan u dënua 1 vit e 4 muaj për vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit.
Martinaj figuronte i përfshirë edhe në dosjen kundër Shullazit, ku sipas biznesmenit Ylvi Beqaj, ai i ka ofruar atij 7 milion euro dhe e ka kërcënuar të mos hapë gojë kudër Shullazit.
Ndërsa në 4 tetor të vitit 2018, Martinaj dhe njerëzit e tij patën një përplasje në një prej lokaleve më të shtrenjta të Bllokut në kryeqytet me Ervin Matën dhe njerëzit e tij, raporton albeu.com.
Gjatë përleshjeve mbeti viktimë një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.
Në gusht të vitit 2019 në Tiranë u ekzekutua ish polici Santiago Malko, ndërsa në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj.
Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.
Ndërsa në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.
Më 23 korrik të këtij viti, ranë në pritën e kundërshtarëve të Martinajt në Fushë-Krujë, 23-vjeçari Brilant Martinaj së bashku me dy shokët Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, të cilët mbetën të vdekur.
Rasti i fundit i sulmeve ndaj miqve të tij është më 22 korrik të këtij viti atentat iu krye mikut të tij Ylli Brahimaj në Milot, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Sot edhe fati i vetë Martinajt nuk dihet dhe një prej armiqve të tij mund të jetë edhe Endrit Dokle, pasi i penduari Nuredin Dumani dëshmoi se Martinaj kishte paguar 500 mijë euro për ta hequr qafe ish-kapobandën e Durrësit./albeu.com