SPAK i ka dërguar kërkesë Policisë të arrestojë kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën. Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve se Joka është i përfshirë në shitblerje votash.
Kanë qenë disa pamje qq kanë qarkulluar, ku shihej Joka duke ofruar 100 dollarë në këmbim të votës.
Pas publikimit të pamjeve, kandidati i LSI-së ka është shprehur se video është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruante se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.
“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruan ai, i cili nuk e sqaron se pse nuk e bën sot kallëzimin por do t’i duhet të presë pas 25 prillit.