Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Pentagoni ka konfirmuar se jashtë aeroportit të Kabulit ka ndodhur një shpërtim.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit. Ishte një nga tre portat që ishin mbyllur pas paralajmërimeve për një kërcënim terrorist.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden është informuar për zhvillimet./albeu.com

 


Shtuar 26.08.2021 15:59