E FUNDIT/ Rekord viktimash nga Covid në vend, bilanci “i zi” i 24 orëve të fundit

Ministria e shëndetësisë jep përditësimin e fundit për Covit dhe thotë se në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete dhe 664 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri.

Njoftimi i Ministrisë:

Në Shqipëri vijojnë të jenë të larta rastet e infektimeve dhe viktimave në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima është edhe një 36-vjeçar nga Vlora. Gjithashtu nga 4875 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë ku Tirana shënon infektimet më të mëdha.

Infektimet e reja janë regjistrua në këto bashki:  215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        664

Të shëruar në 24 orë      866

Të shtruar në spitale       214

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 4875

Testime totale              1,181,470

Raste pozitive               167,354

Raste të shëruara           152,780

Raste Aktive                   11,945

Humbje jete                     2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5264

Fier                  1168

Durrës             1127

Shkodër          1074

Vlorë               713

Elbasan           615

Lezhë              492

Berat               449

Korçë              323

Kukës              297

Gjirokastër      219

Dibër                204/albeu.com


Shtuar 25.09.2021 16:34