Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milor Mamurras.
Burimet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë disa makina.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të para një ndër makinat është edhe makina e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili sot gjendej në Foltoren e Kurbinit.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur Berisha po rikthehej pas takimit në Tiranë dhe sipas informacioneve janë plagosur lehtë 3 persona të cilët janë dërguar në spital.
Nuk dihet ende nëse është lënduar apo jo ish-kryeministri Sali Berisha./albeu.com/
