Plas sherri në Tiranë, qëllohet me thikë 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D..

Bëhet me dije se 37 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 7.06.2021 10:31