E FUNDIT/ Plagosje në Fier, 35-vjeçari përfundon i therur në spital

Një plagosje e rëndë ka ndodhur në Fier duke lënduar rëndë një 35-vjeçar.

Policia bën me dije se një shtetas, tashmë i vënë në pranga nga policia, ka plagosur me thikë një të ri.

Burimet bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta. Në pranga ka rënë shtetas Bujar Gurguri.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.10.2021 12:39