Detajet të reja janë zbuluar nga e shkuara e Dikenc Alias Kristo i vrarë në Greqi dy ditë më parë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte pjesë e një bande mafiozësh që vendosnin gjoba ndaj bordellove në “Iasonos”, në qendër të Athinës.
Në total në këtë shesh janë 30 shtëpi publike nga të cilat ky grup përfitonte nga 60 euro për shtëpi, pra 1800 euro në ditë. Në total fitimet llogariteshin në 600 mijë euro.
Grupi, pjesë e të cilit ishte edhe Halili, njihej si “Adus Mamuta” (s.s.: Nga një kombinim i emrave të drejtuesve të grupit). Në rast se biznesi nuk paguante “gjobën” bordellove u vihej flaka dhe një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2017.
Shqiptari “Keli” u hetua për këtë çështje, por nuk u dënua. Për të njëjtën çështje, emri i Halilit është lakuar nga autoritetet greke edhe në vitin 2012.
38-vjeçari shqiptar kishte shpëtuar edhe nga një atentat që i ishte organizuar 11 vite më parë, në vitin 2010. Persona që nuk u identifikuan kurrë i vunë një sasi tritoli në makinë, e cila shpërtheu por pa lënë dëme tek shqiptari, që për fatin e tij të mirë nuk ndodhej në mjet. /albeu.com/