Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë në pronësi të shtetasit A. Z., 46 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. S., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;
– I. S., 24 vjeç dhe E. H. (M)., 26 vjeç, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 32 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.