Drejtori i ri i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit.
Nano në një konferenë për shtyp ka deklaruar se drejtorët aktualë të policive të qarqeve, do të zëvendësohen nga të tjerë të cilët ai i identifikoi si më poshtë.
Gledis Nano: Në funksion të prioriteteve të reja të përcaktuaa nga policia e shtetit, pas një analize kam vendosur të bëj disa ndryshime.
Sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, përkatësisht në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Jaupin.
Hamdi Fjora në Shkodër
Gentian Berberi në Vlorë
Ardian Çipa në Elbasan
Alfred Çepe në Fier
Gjovalin Loka në Korçë
Neritan Nallbati në Durrës
Edmond Sulaj në Kukës
Bledar Çeliku në Gjirokastër
Oltion Bistri në Lezhë
Skënder Hitaj në Dibër
Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Siguri publike
Alban Dautaj drejtor i Antiterrorit
Saimir boshnjaku drejtor kufiri në Tiranë
Fatmir Hoxha drejtor kufiri në Korçë
Sokol Cana drejtor kufiri në Gjirokastër
Arbër Joçi drejtor kufiri në Shkodër /albeu.com/