Mbërrijnë në Rinas 100.000 vaksina kineze, Rama: U vonuan për shkak të çmendurisë së kontrollorëve (VIDEO)

Kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ngarkesa me 100 mijë vaksina kineze.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se vaksinat erdhën një ditë me vonesë për shkak të çmendurisë së kontrollorëve të Albcontrol që braktisën punën për shkak të uljes së pagës së tyre.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë,” shkruan Rama. /albeu.com/

v/


Shtuar 8.04.2021 16:43