I kërkuar ndërkombëtarisht prej kohësh për vrasje, Edmond Braka kapet në Fier

Edmond Braka i cili ishte shpallur në këkrim prej kohësh është arrestuar në Fier.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar ndërsa mësohet se ishte dënuar më 16 vite burg nga Gjykata e Genovas.

Braka ishte dënuar për “vrasje me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Shtuar 18.04.2021 10:23