Grabitje me armë zjarri: Maskat lidhin familjarët, noterit i merren me forcë 20 milion lekë!

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në qytetin e Sarandës. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në lagjen nr.4  në banesën e një noteri.

Grabitja  me armë zjarri ka ndodhur në banesën e shtetasit T.K 63 vjeç.

Mësohet se maskat kane lidhur familjaret dhe kane arritur te marrin 20 milionë lekë të vjetra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 09:45