E FUNDIT/ Del emri, kush është 27 vjeçari që eksplozivi i mori jetën në Cërrik (VIDEO)

Është zbardhur identiteti i të riur në Cërrik i cili humbi jetën ditën e sotme pasi I plasi një sasi eksploziv në duart e tij.

Viktima është shtetasi Erion Rexhepi, 27 vjec dhe ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën kryesore të banesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 13:30