E FUNDIT/ Bie nga lartësia 54-vjeçari në Librazhd

Rrëzohet nga lartësia punëtori 54-vjeçar në Librazhd, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit

Një punëtorë është rrëzuar nga lartësia në qytetin e Librazhdit, në momentin që ishte duke punuar.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasin Alush Hysa 54-vjeç.

Si pasojë e rënies nga lartësia 54-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka nisur një hetim, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 16:45