Berisha publikon shifrat: Kaq demokratë votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës! (FOTO LAJM)

Komisioni për Rithemelimin e PD ka bërë publike rezultatet e Referndumit të mbajtur ditën e djeshme për shkarkimin apo jo të Lulzim Bashës.

Sipas këtij komisioni,  43 879 vota gjithësej, kanë votuar pro shkarkimit të Bashës 43 385 shtetas dhe kundër 306 vota.

Nga këto vota kanë dalë të pavlefshme 171 fletë votimi.

 

Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.


Shtuar 19.12.2021 15:01