Aksident tragjik në Elbasan! Dy të plagosur rëndë, njërit prej tyre i thyhen gjymtyrët

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti i cili ka ndodhur në Bradashesh në Elbasan, ka shkaktuar dy të plagosur.

Gjendja e të plagosurëve mësohet se është e rëndë ku njërit prej tyre i janë thyer gjymtyrët.

Dy mjetet me të cilat po udhëtonin dy personat që u plagosën janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrit. Si pasojë e përplasjes, të dy janë plagosur, por njëri është në gjendje të rëndë.

Këtij të fundit i janë thyer edhe gjymtyrë, por ende nuk dihen detaje të tjera. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 19.06.2021 15:35