Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 217 raste të reja me Covdi-19 në Shqipëri dhe 9 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se përgjatë së njëjtës periudhë janë shëruar dhe 202 qytetarë ndërsa raste aktive janë 6,274.
Njoftimi i policisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2522 testime, 217 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 202 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki:
143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.
Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 217
Të shëruar në 24 orë 202
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2522
Testime totale 1,261,888
Raste pozitive 178,188
Raste të shëruara 169,085
Raste Aktive 6,274
Humbje jete 2,829
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3078
Durrës 710
Fier 698
Shkodër 486
Elbasan 231
Berat 194
Gjirokastër 191
Lezhë 188
Kukës 159
Korçë 143
Vlorë 114
Dibër 82