E dashura e tradhtoi me gjyshin, i riu bën deklaratën tronditëse: Djali im është njëkohësisht xhaxhai im

Një i ri ka vendosur të ndajë me gjithë ndjekësit në TikTok historinë e tradhtisë, pikërisht faktin se e dashura e tij e ka tradhtuar me gjyshin, madje ka lindur dhe një djalë.

I riu ka publikuar edhe foto ku shkruante se “djali” i tij, në të vërtetë është xhaxhai pasi e dashura e ka tradhtuar me gjyshin.

“Sapo zbulova që djali im, në të vërtetë është xhaxhai im. Gjyshi im ka shkuar me të dashurën time sa herë ne rrinim tek shtëpia e tij” – shkruan i riu.
Nuk dihet nëse kjo histori është e vërtetë, por sërish i riu i cili mban emrin në Tik-Tok, @stacks1400 tregon se si e ka zbuluar tradhtinë e të dashurës.

“Një ditë e dashura po bënte dush, ndërsa djali po luante me telefonin e saj. Unë ja mora nga dora dhe zbulova qindra mesazhe e foto që ajo i shkëmbente me gjyshin tim. Tani e kuptoj se pse babai im nuk e pëlqente gjyshin” – shkruan në një tjetër postim i riu.

Kjo histori ka sjellë reagime të shumta nga ana e ndjekësve të tij në Tik-Tok ku shumica prej tyre i shprehin keqardhje për historinë që ai ka shpërndarë. Më tej i riu shkruan se nuk do të publikojë më foto të djalit të tij në rrjete sociale.


Shtuar 20.06.2021 18:32