E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të lidhet ngushtë me Real Madridin.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të detyrohet të bëjë disa ndryshime dhe ardhja e Mbappes do të ishte e nevojshme për të kthyer klubin të luftojë sërish me më të mirët.
Sipas gazetarit, Jose Pedrerol, Mbappe është pothuajse punë e kryer: “Ai do të luajë në Madrid sezonin tjetër”.
Pedrerol kishte konfirmuar këtë lajm ditë më parë dhe e përsëriti edhe të mërkurën mbrëma duke insistuar se lojtari dhe klubi janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje për transferimin më të madh të verës.
22-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 dhe për katër sezone, ka arritur të bëjë 123 paraqitje, duke shënuar 106 gola.