Sipas së përditshmes katalanase, Ara, në ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim mes Joan Laporta-s dhe Xavi Hernandez, për të planifikuar kalimin e ish-lojtarit në drejtim të Barçës.
Duket pothuajse i sigurt largimi i trajnerit Ronald Koeman në fund të sezonit dhe kandidati kryesor për të marrë vendin e tij është pikërisht Xavi, aktualisht në drejtim të Al-Sadd në Katar.
Mbetet të pritet fundi i sezonit për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me stolin e Barçës.