Disa herë brenda kontejnerëve ,me banane është gjetur lëndë narkotike ndërkohë prej disa ditësh, Byroja Kombëtare e Hetimit po zhvillon ende kontrolle në porte.
Albeu.com ka siguruar disa foto nga Porti i Durrësit ku hetuesit shihen duke bërë kontrolle në disa kuti të nxjerra nga kontejnerët.
Kujtojmë se policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori, 33.5 kg kokainë, e cila ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.
Pas këtij sekuestrimi policia bëri me dije se arrestoi Petrit Demishaj., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”./albeu.com