Dyshohet se vrau vjehrrit e i ndau në katër valixhe, merret vendimi për Elona Kaleshën

Drejtësia italiane ka lënë në burg Elona Kaleshin.  36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e cila është arrestuar që nga dhjetori në Sollicciano për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët e Kaleshës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, ose aplikimin e arrestit shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho.


Shtuar 19.05.2021 08:32