Dyshohet se vijnë nga krimi, sekuestrohen tre pasuri të paluajtshme të 44-vjeçarit në Sarandë (EMRI)

Prokuroria e Sarandës, ka vendosur në sekuestro 3 pasuri të paluajtshme të një shtetasi, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Këto asete i përkasin Romeo Lazes dhe Policia e Vlorës, konfirmoi kryerjen e sekuestrimit ditën e ssotme (13 mars).

Nën sekuestro u vendosën konkretisht një ndërtesë me sipërfaqe 21 m2, një truall me sipërfaqe 100 m2 dhe një subjekt tregtar lavazh dhe tregti automjetesh.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:

1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;

1 truall me sipërfaqe 100 m²;

1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.”- njofton policia.

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme”.


Shtuar 13.03.2025 15:56