Dyshohet se ra në lumin Seman me makinë, rinisin kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit

Ditën e sotme kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit, i cili  Mateo Lika dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.

Prej disa ditësh nuk ka asnjë gjurmë nga ai, ndërsa dyshimet se mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakët të urës së ura e Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë.

Forcat e kërkimit do të përdorin mjete si zinxhiri që zhytet në lumë dhe droni për të kontrolluar nga lart për të vijuar kërkimet ditën e sotme.

Polumbarët e forcave RENEA kërkuan edhe të dielën në ujërat e lumit, por nuk gjetën as automjetin, as shenja të mjaftueshme që provojnë se makina ka rënë në ujë.

Makina që i riu kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS. Ndërkohë, nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij.

Mateo Lika kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier, ku kishte marrë edhe makinën me qira. Ai ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa familjarët kanë humbur kontaktet me të. /albeu.com


Shtuar 17.01.2023 10:50