Dyshohet se po spiunonte në SHBA, balona kineze që u rrëzua në shkurt kishte teknologji amerikane

Balona kineze, e cila u përfol se po spiunonte SHBA-në, ishte e pajisur me teknologjinë amerikane që e ndihmoi atë të mblidhte informacione audio-vizuale, sipas të dhënave paraprake të hetimit të cituara nga Wall Street Journal.

Pasi ushtria amerikane rrëzoi balonën në shkurt, analiza e mbeturinave nga agjenci të ndryshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane tregoi se ajo kishte pajisje komerciale amerikane së bashku me sensorë më të specializuar të prodhuar në Kinë për të mbledhur foto, video dhe më shumë.

Gjetjet konfirmojnë vlerësimin se balona kishte për qëllim spiunimin dhe jo monitorimin e motit, siç kishte pretenduar Kina, thuhet në raport.

Megjithatë, nuk duket se ka dërguar të dhëna nga kalimi i saj tetë-ditor mbi Alaskë, Kanada dhe disa shtete të tjera fqinje të SHBA-së në Kinë, raportoi Wall Street Journal.


Shtuar 29.06.2023 16:35