Dy viktima dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë bërë 2.885 testime për koronavirus, ndërsa 20 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Kumanovë – 5, Shkup – 4, Manastir – 4, Tetovë – 3, Prilep – 1, Ohër – 1, Kërçovë – 1 dhe Kriva Pallankë – 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë teksa janë shëruar 30 pacientë.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.507, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, ndërsa 5.470 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (11 qershor) është 425.