Një grup mjekësh thotë se dy foshnja të lindura para kohe kanë vdekur në spitalin Al-Shifa në Gaza.
Në një postimesh në X, Mjekët për të Drejtat e Njeriut-Izrael (PHR-I) thonë se njësia e kujdesit intensiv neonatal ka pushuar së punuari për shkak se gjeneratori i fundit që siguronte energji elektrike në spital u dëmtua nga sulmet izraelite.
Ai thotë se jetët e dhjetëra të tjerëve mbeten në rrezik.
“Shkatërrimi dhe vrasja kanë arritur një shkallë të pamatshme,” thotë grupi, duke treguar mungesën e energjisë elektrike, ujit dhe oksigjenit në spitalin kryesor të Gazës.
“Fotografia që po shohim tani në Shifa nuk është më një katastrofë humanitare, është një dënim kolektiv me vdekje”.
Ushtria izraelite ka mohuar të ketë shënjestruar Al Shifa, por ka pranuar se luftimet po ndodhin “rreth” tij./albeu.com