Turjan Hysko ka qenë së fundmi në programin “Aldo Morning Show” ku ka folur lidhur me largimet e dy aktoreve të njohura nga “Klanifornia”.
Ai u ndal te largimi i Delindës dhe Elionës, por shtoi se ka përjetuar jashtë mase largimin e Gent Zenelajt vite më parë.
Pjesë nga diskutimi:
Aldo: Pyetje: Kush ka ikur?
Turjan Hysko: Ka ikur Delinda dhe Eliona.
Aldo: Ka dalë titulli ‘braktis’?
Turjan Hysko: Kanë dalë e kanë shkuar në televizion tjetër.
Aldo: “Ja pse braktisa?”
Turjan Hysko: Jo, nuk besoj që vajzat… vajzat kanë filluar punën në një televizion tjetër, unë iu uroj shumë suksese. Me Delindën kemi pasur një bashkëpunim mos gaboj, 4-vjeçar. Ka qenë një bashkëpunim shumë i frytshëm në gjykimin tim. Mendoj që është një nga aktoret më të mira që unë kam pasur, mendoj që është e talentuar. Eliona ka pasur shumë më shumë vite, që nga “Apartamenti 2xl” dhe si me thënë, ka qenë e familjes, por kur ka ikur Cristiano Ronaldo nga Reali, gjithçka ndodh. Në fillim i përjetoja largimet, sidomos të Gentit te “Agon Channel” e kam përjetuar goxha.
Aldo: Kemi ikje pra pa inat?
Turjan Hysko: Të thashë, i vetmi që kam dashur shumë ka qenë Gent Zeneli.