Dy 46-vjeçarët dyshohet se janë vrarë, vëllai i Fatmir Sulovarit tregon takimin e fundit me të: E mori një shok në telefon

Vëllai i Fatmir Sulovarit: Nuk kemi konflikte, nuk dimë kush mund të jetë autor

Vëllai i Fatmir Sulovarit ( i zhdukur prej 26 ditësh bashkë me Leonard Theodhorin) foli sot për mediet pas takimit që pati me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku.

Ai tha se drejtori i policisë i tha se hetimet po vazhdojnë, pa i dhënë shumë shpjegime. Sakaq ai u shpreh se Rrumbullaku nuk i dha ndonjë shpresë.

Vëllai i Sulovarit tha se nuk mund ta dijë se kush fshihet pas zhddukjes, pasi familja e tyre nuk ka ansjë konflit. Ai gjithahstu tregoi takimin e fundit me vëllanë. Para se të zhdukej Fatmirin e kishte marrë në telefon një shok.

Vëllai i Fatmir Sulovarit: Nuk më dhanë shumë shpjegime. O vazdojmë hetiet më thanë, por nuk më dha ndonjë shpresë. Ditën që u zhduka nuk kptuam asgjë, iku nga lokali, e mori një shok në telefon. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi, sepse nuk kemi konflikt me asnjë.

Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari janë dy 46-vjeçarët që rezultojnë të zhdukur që prej 26 ditësh.

Dyshohet se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

/albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 10:40