“Duhet të lëvizim makinat”, KAS ndërpret seancën për arsyen e pazakontë: Na vendos gjoba policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka ndërprerë ëpr pak momente mbledhjen ku po trajtohej ankimimi për kryetarin e ri të Bashkisë Elbasan, për një arsye jo të zakontë.

Relatori i çështjes, Ledio Braho, ka ndërprerë seancën duke u thënë se Policia Bashkiake po vendoste gjoba për automjetet. Si pasojë, ata që rrezikoheshin duhet të lëviznin makinat.

“Na duhet të ndërpresim 2 minuta seancën sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend që nuk vendosen gjoba, e na duhet të lëvizim makinat”, është shprehur ai.

 


Shtuar 7.06.2023 20:55