AlbEu.com ka siguriuar videon e askidentit të tmerrshëm të ndodhur një ditë më parë pranë kryeministrisë, ku mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Jorgaq Thengjilli, përplasi një çift të rinj në trotuar.
Siç shihet edhe nga pamjet dy të rinjtë ndodhen në trotuar dhe vijojnë rrugën e tyre të qetë, ndëkrohë që makina tip “Benz” me shpejtësi skëterrë “fluturon” mbi trotuar dhe përplas dy të rinjtë, duke i hedhur në ajër.
Të lidhura
Vajza është ajo që ka marrë goditjen më të fortë, ndërsa djali duket që pas përplasjes është ngritur dhe shkon drejt vajzës.
Rastësisht në atë moment ë rrugë është gjendur edhe një mjek, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, deri sa ka mbërritur ambulanca.
Pas mbërritjes në spital, vajza i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj sot paraqitet e normalizuar.
Ndërkohë që 21-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së dielës nga policia.
21-vjeçari njihet si shkelës i “rregullt” i rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ndaj tij figurojnë më shumë se 20 gjoba.

