Drogë dhe armë, ky është algjeriani që është kthyer në tmerrin e qytetarëve në kryeqytet (FOTO LAJM)

Një i ri algjerian është kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës.

I qujtur  Hamza Marina, i riu filmon grabitjet e tij dhe i poston në Instagram, teksa nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit.

Në disa video, të shpërndara prej vetë tij në Instagram, i riu nga Algjeria qëndron i armatosur në rrugët e Tiranës.

Gjithashtu shfaqet teksa konsumon lëndë narkotike, shfaqet me thika të madhësive të ndryshme, hanxhar dhe shkop bejsbolli.

Pavarësisht sulmeve e grabitjeve në vend, algjeriani duket se është përshtatur mjaft mirë me Tiranën, pasi në disa foto duket se mban edhe maskë me flamurin kuqezi me shqiponjën e zezë dy krenare.

Në një tjetër foto, Hamza Marina shihet që ka bërë dhe një foto ‘selfie’ me një efektiv të policisë Bashkiake të Tiranës.


Shtuar 21.06.2021 12:22