U kap me 300 kg kokainë në portin e Durrësit, shtyhet seanca për shoferin maqedonas

Është shtyrë seanca ndaj Nazif Ajrofskin, shoferit nga Maqedonia i cili u kap me 324 kg kokainë në 18 qershor në Portin e Durrësit.

Nuk dihen shkaqet se pse seanca është shtyrë për një moment të dytë.

Kujtojmë se droga u gjet e ndarë në pako e fshehur brenda një kamioni që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Në momentin e arrestimit, Nazif Ajrofski nuk ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.
Mësohet se kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh në momentin kur u zbuluan.

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.


Shtuar 21.06.2021 12:24