Droga “lume” në Tiranë, por Anti-drogës i shkurtohet stafi: Kujt i shërben ky vendim?!

Pas dy operacioneve të zhvilluara në harkun kohor të pak muajve sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës, ka nisur çuditërisht me shkurtimet e organikës.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Pwrgjithshme e Policisë, e cila i ka hequr antidrogës 5 specialistë nga 15 që kishte në total.

Urdhri mban firmën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit ku ndër të tjera vihet re se në kuadër të ristrukturimit, shkurtime kanë pësuar dhe struktura të tjera të policisë në kryeqytet, mes tyre dhe 5 komisariate.

Gjithashtu bie në sy se forca operacionale ka shtuar në organikë 10 specialistë të cilët do të merren me përgjimet ambientale për hetime të ndryshme proaktive.


Shtuar 2.03.2024 15:01