Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme, dhjetëra forca policie dhe RENEA, kanë shoqëruar Dritan Dajtin në varrimin e nënës se tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

I lidhur me pranga me efektivë të policisë, të cilët ishin të veshur me jelekë antiplumb, Dajti shfaqet i veshur me të zeza dhe me syze qendron buzë varrit të së ëmës.

Sipas informacioneve, ceremonia e varrimit u krye në Tufinë.

Më pas, mësohet se Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit, ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.


Shtuar 27.07.2024 14:12