Në burg që prej 2009, SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive të Dritan Dajtit

SPAK ka kërkuar konfiskim i disa pasurive të Dritan Dajtit.

Raportohet se kërkesa është bërë në bazë të OFL. Ndërkohë, pritet që kërkesa të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme.

Dritan Dajti është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Ai qëndron në qeli që prej vitit 2009, pasi akuzohet për vrasjen e katër efektive të policisë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Shtuar 9.06.2021 11:06