“Dridhet” toka, tërmeti 6.3 godet këtë shtet

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e rajonit Maule në Kilin verior të enjten, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhet 94 kilometra në jugperëndim të qytetit dhe thellësia fokale llogaritet në 12 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.


Shtuar 30.03.2023 20:20