Dreka kthehet në tragjedi, 60-vjeçari mbytet duke ngrënë

Greqi- Dreka e një familjeje në  Paleochora Avias në Bashkinë e Manit Perëndimor, është kthyer në tragjedi.

Një 60-vjeçar, siç raporton ERT, i cili ndodhej me gruan dhe dy fëmijët e tij në një restorant të zonës, është mbytur teksa hante.

Personat që dinin të jepnin ndihmën e parë kanë vrapuar menjëherë dhe kanë tentuar që ta ndihmojnë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, por 60-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve, ai ishte banues në Atikë dhe ndodhej në zonë për fundjavë./Albeu.com


Shtuar 24.09.2023 22:12

Tags: ,