Greqi- Dreka e një familjeje në Paleochora Avias në Bashkinë e Manit Perëndimor, është kthyer në tragjedi.
Një 60-vjeçar, siç raporton ERT, i cili ndodhej me gruan dhe dy fëmijët e tij në një restorant të zonës, është mbytur teksa hante.
Personat që dinin të jepnin ndihmën e parë kanë vrapuar menjëherë dhe kanë tentuar që ta ndihmojnë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, por 60-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, ai ishte banues në Atikë dhe ndodhej në zonë për fundjavë./Albeu.com