Një aksident ka ndodhur në rrugën Trans ballkanike. Një mjeti tip “Benz” me drejtuese një vajzë ka humbur kontrollin, ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Pas shtyllës, drejtuesja e mjetit është përplasur dhe me një tjetër makinë, tip “Hyundai”.
Nga aksidenti, drejtuesja e “Benzit” ka mbetur e lënduar dhe është transportuar në spital. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com