Dramat e Neymar nuk kanë fund, kunata i hedh akuza të forta: Tradhton dhe qesh, nuk i vjen turp

Ndërkohë që Bruna Biancardi është shtatzënë dhe vazhdon të kalojë jetën me babain e fëmijës së saj, Neymar, motra e saj sulmoi futbollistin brazilian.

Së fundmi, Neymar i kërkoi publikisht falje Brunës për tradhtinë e tij, ndërkohë që doli në dritë marrëveshja e dyshes, sipas së cilës futbollisti mund ta “tradhtojë” me kusht.

E gjithë kjo e ka çmendur familjen e Brunës në Brazil dhe motra e saj Bianca ka sulmuar asin e Paris Saint-Germain përmes Instagram Stories.

“Unë ju rekomandoj të ndaloni së përballuari situatat serioze me të qeshura. E di që është e vështirë të kuptosh seriozitetin e situatës kur nuk ke përgjegjësi dhe përkushtim ndaj tjetrit. Përveçse ai është i rrethuar nga njerëz të ngjashëm me perënditë që duartrokasin budallallëqet e tij. Këtë e vërtetojnë komentet në foton ku ai pranon tradhtinë.

Shumë citojnë Zotin dhe vargjet e Biblës. Ai tallet me situatën në vend që të ndihet në siklet. Ju qeshni në rrjetet sociale dhe e vendosni motrën time në pozicionin e gabuar edhe një herë. Ju mendoni se të tjerët duan t’ju rrëzojnë, por ju bini vetë. Një burrë që refuzon të jetë burrë, refuzon të rritet dhe të marrë përgjegjësinë për atë që bën”, shkroi ajo fillimisht.

“Për ata që mendojnë se motra ime është në këtë lidhje për përfitime, para dhe famë, le të dihet njëherë e mirë: ajo nuk ka nevojë. Nuk ka pasur kurrë asnjë lloj kontrate apo marrëveshje (që do t’i lejonte lojtarit të ishte i pabesë). Kjo është jashtëzakonisht fyese për dikë që është rritur në një familje të duhur”, shtoi ajo.


Shtuar 3.07.2023 18:53